Transmetuar më 16-04-2018, 10:31

Ajo është një prej vajzave më të komentuara të showbizit, ndonëse nuk i përket fushës së artit.

Bëhet fjalë për Marina Farën, vajzën e këngëtares Eli Fara, e cila ka tërhequr vëmendjen për shkak të formave dhe pamjes së saj.

Por ndërsa pak muaj më parë ajo u nga i fejuari shkodran Edi Ismaili, lidhje të cilën e bëri publike, tashmë e ka lënë pas historinë me të.

Ajo ka publikuar në InstaStory, një fotografi ku shihet e shtrirë në shtrat, duke u puthur me të dashurin e saj të ri.

Megjithatë Marina është treguar e kujdesshme që të mbulojë pjesën më të madhe të fytyrës së tij.

Duket se bukuroshja ka rigjetur lumturinë, sa që tashmë ka nisur të zbulojë detaje për ndjekësit e saj në rrjetet sociale. /a.y/noa.al