Transmetuar më 15-04-2018, 15:12

Ka rreth dy vite që prokurorët dhe gjyqtarët janë çarmatosur, në sajë të ligjit përkatës, por sot ata shprehin domosdoshmë e rikthimit të armëve për ta.

Kërkesa është bërë në raportin vjetor të Prokurorisë së Sarandës, që NOA e siguron, ku thuhet “të merren masa për ripajisjen më armën të prokurorëve dhe sigurinë e tyre”.

Raporti vjetor, i punës për vitin 2017, i është dorëzuar Kryeprokurores Arta Marku, ku evidentohen problematika në funksionin e organit të akuzës.

Një çështje që meriton reagim dhe vëmendje, sipas raportit, ka të bëjë edhe me ndarjen administrative për zonën e Lukovës.

“Ndryshimi i hartës territoriale, ku tashmë Njësia Administrative e Lukovës është pjesë e Bashkisë Himarë dhe mospërshtatja e legjislacionit të ri ka krijuar konfuzion për kompetencën tokësore pasi tashmë pjesë të “ish-Rrethit të Sarandës”(struktura “Rreth” praktikisht nuk ekziston më) janë brenda kësaj njësie administrative, madje dhe zona shumë pranë të qytetit të Sarandës, me orientim administrativ në Bashkinë Himarë. Në këto rrethana është vepruar mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, deri më tani janë evituar problemet, për shkak të zotimit tonë profesional, por kjo situatë mbetet për t’u zgjidhur në interes të punës dhe komunitetit”, thuhet në raport.

Sa i përket veprave penale, janë vënë re shtim në fushën e narkotikëve dhe vjedhjeve. /k.k/noa.al/