Transmetuar më 15-04-2018, 11:44

Ishte lodhur së ndërruari pelenat e tij, kështu që vrau djalin e të dashurës së tij. Jason Noy, një 28-vjeçar australian, këtë të enjte u deklarua fajtor për vrasje.

Ai po kujdesej për djalin 11 muajsh të së dashurës së tij, korrikun e kaluar, kur iu desh ti ndërronte pelenën të voglit.

Foshnja nisi të qante, kështu që burri fillimisht e pastroi e më pas u sul drejt tij me grushte, duke i thyer shtyllën kurrizore.

Menjëherë më pas, ai lajmëroi ndihmën e shpejtë, por vogëlushi u gjet krejt i zbehtë dhe nuk reagonte.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë për shkak të traumave të forta dhe hemorragjisë.

Ishin vetë mjekët ata që lajmëruan nënën e të miturit për çfarë kishte ndodhur. Autopsia zbuloi se për shkak të plagëve të marra, vogëlushi ka përjetuar dhimbje të tmerrshme përpara se të vdiste, shkruan noa.al.

Nga ana e tij Jason, i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke pretenduar se e kishte gjetur vogëlushin në gjendje të rëndë, vetëm pak minuta pasi ishte larguar në kuzhinë.

Por ekspertiza provoi se shkak për vdekjen ishte dhuna e egër që kishte pësuar i mituri.

Në 20 qershor, Gjykata e Victoria pritet të japë dënimin ndaj tij. /a.y/noa.al