Transmetuar më 15-04-2018, 08:26

Ajo fitoi famë në sajë të pjesëmarrjes në Big Brother edhe më tej si tifozja seksi e kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të futbollit.

Ka qenë shpesh fokus i mediave rozë për lidhjet e saj të mundshme, por më në fund ka vendosur të flasë vetë.

E ftuar në “Një kat më lart” Rike Roçi i dha moderatorit Ermal Peçi shumë përgjigje rreth jetës personale.

Moderatori e ngacmoi duke i thënë se partneri i saj, zë vend në portale dhe se do ishte mirë, më në fund, të tregonte si është e vërteta.

Duke parë fotot e saj të udhëtimeve ajo tha, “Unë bredh o me shoqet, o me të dashurin. Nuk jam vetëm, kam kohë që jam lidhur. Portalet kanë shkruar gjëra që kam qeshur. Më thanë që isha në Ibiza me Icardin, isha me të dashurin tim. Nuk kam pasur shumë meshkujt në jetën time edhe pse mbase njerëzit e kanë menduar. Ai ka shumë besim tek unë”. /a.y/noa.al