Transmetuar më 13-04-2018, 19:19

Barbaria njerëzore nuk njeh kufij. Një nënë linte me dadon djalin e saj 4-vjeçar kur i duhej të shkonte në punë, por kur vendosi kamera në banesë, ajo u shokua nga ajo që i ndodhte vogëlushit të saj.

Nëna pa në video se si fëmija, që kishte probleme shëndetësore, vuante edhe keqtrajtimet e dados.

Tiffany Fields Nga Lexington në SHBA, filloi të dyshonte tek dadoja pasi pa se sjellja e djalit po ndryshonte. Ajo vendosi të çojë kamera në banesë.

Nëna u tmerrua kur pa se si fëmija i saj i gjorë keqtrajtohej. Tiffany iu drejtua policisë dhe dadoja Lilian White arrestua.

Edhe pse fëmija ishte me sindromën Doën, vuante nga epilepsia dhe një sëmundje zemre, kjo grua e pashpirt e dhunonte dhe e mallkonte. Fatmirësisht historia u mbyll me prangosjen e saj./a.m./noa.al/