Transmetuar më 13-04-2018, 09:41

Teksa Jup Heinckes nuk ka pranuar të rinovojë edhe për një vit tjetër kontratën e Bajern Munchen, duket se drejtuesit e klubit kanë gjetur pasuesin e tij.

Bild ka mësuar nga burimet shumë të afërta të tyre me Bayernin se do të jetë kroati Niko Kovaç, ish lojtar i Bayernit, e që për momentin është duke e drejtuar skuadrën e Frankurt.

Edhe gazeta tjetër sportive gjermane "Kicker" shkruan se bavarezët kanë zgjedhur ish-mbrojtësin kroat, i cili ka veshur edhe fanelën e tyre.

Sipas “Kicker”, tratativat me kroatin janë në fazë të avancuar dhe ai ka firmosur për 2 sezone me Bayern, me një pagë prej 2.2 milionë eurosh në sezon.

Kovaç është aktualisht në drejtimin e Eintracht Frankfurt, skuadër të cilën e mori në vitin 2016. Edhe pse e nisi punën me një skuadër në zonën e rënies nga kategoria, sezonin e fundit e mbylli në vendin e 11. Aktualisht, Frankfurt është në vendin e 5 në kampionat, vetëm 2 pikë larg zonës së Champions.

Niko Kovaç ka qenë pjesë e Bayern Munchen për dy sezone 2001-2003.

Pritet që gjatq dy ditëve në vijim bavarezët të bëjnë edhe prezantimin zyrtarisht, ndërkohë që sot pritet edhe kundërshtari në fazën gjysmëfinale të Champions League.

Shorti do hidhet në Nion të Zvicrës duke nisur nga ora 12:00./m.sh/noa.al/