Transmetuar më 12-04-2018, 08:28

“Prindërimi nuk përfundon me perëndimin e diellit. Duhet të jesh prind edhe natën”.

Nis kështu publikimi në Instagram, i amerikanes Melanie Darnell, nënë e tre fëmijëve, e cila jeton në Los Angeles.

Blogere dhe youtuber e njohur, ajo ka ndarë në rrjetin social një video të një nate të kaluar në shtëpi pa të shoqin, së bashku me fëmijët e saj, të cilët nuk i zinte gjumi.

“Zgjimi është në 04.00 të mëngjesit, me një shikim të mjegulluar. Zgjohemi dhe shkojmë të marrim fëmijët tanë. Mos u ndjeni vetëm në ato momente. Mos u ndjeni të lodhura dhe të izoluara. Mendoni për gjithë prindërit e tjerë dhe nënat e tjera, që po bëjnë ekzaktësisht të njëjtën gjë si ju, bashkë me heshtjen e natës”, shkruan ajo.

Melanie shkruan se nuk ka rëndësi sa është ora, përkëdhelini dhe duajini fëmijët tuaj.

“Ata që sot shtrëngoni në krahët tuaj, një ditë do të mbajnë në krahët e tyre fëmijë të tjerë”, shkruan gruaja në videon që noa.al sjell më poshtë. /a.y/noa.al