Transmetuar më 30-03-2018, 13:09

Një shumë marramendëse prej 2 milionë eurosh e fituar me një biletë gërvisht dhe fito, “Gratta e Vinci” në Francavilla al Mare (Chieti), Itali.

Ishte pikërisht numri 18 ai që i mundësoi fatlumit që të fitojë shumën e majmë.

Ky fakt u zbulua këtë të mërkurë nga pronari i një lokali, bar Matri, në qytezën italiane.

I zoti i lokalit shpjegoi se gjeti para lokalit një letër të lënë nga një klient misterioz, ku shkruante “Dy milionë herë faleminderit, Matri bar!”

Pronari tha për mediat vendase se është hera e parë që një biletë fituese gërvisht dhe fito, rezultoi në lokalin e tij.

“Jam i lumtur që ndikuam në pasurimin e dikujt, shpresoj vetëm që të kujtohet për mua”, shtoi ai, duke thënë se as nuk e di se kush është fituesi. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd