Transmetuar më 29-03-2018, 10:28







Dy ditë më parë përfaqësuesja Under 21 e Kosovës priti në stadiumin "Adem Jashari" të Mitrovicës të rinjtë e Gjermanisë.
Ndeshja përfundoi 0 – 0, ndërsa Kosova i mban shpresat e hapura për një kualifikim në Evropian.
Por ajo që ra në sy ishte prezenca në stadium e "Hitlerit" kosovar.
Bëhet fjalë për kosovarin Emin Djinovci, i cili ngjason shumë me diktatorin famëkeq gjerman.
Adolf Hitleri kosovar ishte në “Adem Jashari” dhe postoi foto para medias gjermane të pranishme.
Me mustaqe, me flokë të kthyer nga njëra anë dhe me dorën e djathtë lartë, Emini duket identik si Hitleri./m.sh/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





