Transmetuar më 25-03-2018, 08:00

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka folur rreth raportimeve se po divorcohet me bashkëshortin, Astrit Kuçi.

Edhe pse ishte në pozitë dhe edhe pasi dorëzoi postin e të pares së vendit rreth Atifete Jahjagës pati qindra thashetheme nga më të ndryshmet. Jeta personale, imazhi e kështu me radhë.

Për këtë pjesë ajo gjithmonë është shprehur e rezervuar kur është pyetur nga mediat.

“Secila shoqëri e ka një dozë të caktuar të thashethemeve apo paragjykimeve qoftë në njërën anë qoftë në anën tjetër. Por edhe këto kanë një dozë dhe duhet ta kenë një kufi. Për mua, të them të drejtën, asnjëherë nuk kanë ndikuar në punën time dhe në angazhimin tim dhe vetëm më kanë fuqizuar më shumë me kontribu më tutje që pikësëpari që vajzave të reja mos të ju lëmë një trashëgimi dhe me sfidat të cilat ne ballafaqohemi sot ato të ballafaqohen nesër apo pasnesër”, tha Jahjaga për ‘Prive’ në Klan Kosova.

Së fundi Jahjaga krijoi një Fondacion që ka për detyrë të funksionojë në bazë të disa kritereve bazë për njerëzimin.

Fuqizimi i grave dhe rinisë, siguria dhe pajtimi rajonal ose ballafaqimi me të kaluarën janë pikat kryesore që kjo organizatë tani e tutje do të ketë në fokus.

Atifete Jahjaga ishte Presidente e Kosovës prej vitit 2011 deri më 2016.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd