Transmetuar më 20-03-2018, 16:34
Jepini ëmbëlsinë e duhur pasdites suaj. Me një recetë shumë të thjeshtë, me pak përbërës dhe shumë të shijshme.
Përbërësit: 1 banane, 2 lugë miell, një vezë
Përgatitja: E shtypim bananen me një pirun deri sa të shkrihet totalisht. Shtojmë miellin dhe vezën dhe përziejmë mirë.
Më pas në një tigan hedhim një lugë të madhe nga brumi i krijuar dhe e pjekim nga të dyja anët deri sa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Vazhdoni të njëjtën procedurë derisa të mbarojë i gjithë brumi.
Extra: nëse dëshironi mund t’i shoqëroni me çokokrem apo biskota. Përndryshe mund t’i shoqëroni edhe me mjaltë, reçel apo çdo gjë tjetër që ju pëlqen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd