Transmetuar më 14-03-2018, 11:18

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka anuluar disa koncerte që kishqte parashikuar të mbante me Bruno Marsin, ndërsa ka treguar edhe shkakun e problemeve për këtë vendim.

Përmes instagramit, Dua ka njoftuar se është dashur të heq dhëmballën e pjekurisë me operacion, të cilin ia kanë këshilluar dentistët e saj.

Ajo ka publikuar një video ku përveç fytyrës së mërzitur, ka shkruar: "Më vjen keq që duhet të anuloj koncertin me Bruno Mars. 

Duke qenë se kam dhimbje të tmerrshme për shkak të dhëmballëve të pjekurisë, dhe siç më këshillon dentisti im dhe kirurgu oral duhet t’i heq menjëherë. 

Kam qenë duke e shijuar këtë turne muzikor kaq shumë dhe tani jam e mërzitur që më duhet të bëj këtë zgjedhje. Shpresoj të kem një shërim të shpejtë dhe të kthehem në skenë sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për mirëkuptimin"./b.l/noa.al/