Transmetuar më 14-03-2018, 10:36

Kundër kollës dhe bronkitit- Kush vuan nga kolla dhe bronkiti, mund të përdorë lëkurën e mandarinave për t’u kuruar në mënyrë natyrale, duke qenë se janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë. Mjafton që në një enë me ujë të nxehtë të hidhni lëkurat e mandarinës dhe ti lini të veprojnë për një orë. Lëngun e përftuar pijeni 2-3 herë në ditë dhe do të shikoni se rrugët tuaja të frymëmarrjes do të jenë komplet të zhbllokuara.

Rregulloni problemet me tretjen- Lëkura e mandarinës është e pasur me fibra dhe për rrjedhojë rregullon natyrshëm problemet e aparatit tretës, duke reduktuar problemet edhe në stomak. Mund t’i grini në grimca të vogla dhe ti përdorni në ushqime të ndryshme por edhe në ëmbëlsira dhe do të vini re përmirësim të ndjeshëm.

Maskë për fytyrë me yndyrë- Mandarina ka veti shumë të mira për të luftuar lëkurën me yndyrë. Duhet ta grini imët në frulator dhe të shtoni gjysmë të bardhë veze, deri sa të krijohet një masë kremoze, shkruan noa.al. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 10 minuta, përpara se ta shpëlani./a.y/noa.al