Transmetuar më 13-03-2018, 20:31

Zjarri ka shkrumbuar thuajse totalisht një banesë në qytetin e Laçit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, shumë pranë gjykatës së rrethit.

Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur dëme në njerëz por vetëm dëme materiale sipas policisë.

Personat që ndodheshin në shtëpi kanë arritur të dalin në kohë para përhapjes së flakëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./a.m./noa.al/