Transmetuar më 13-03-2018, 08:11

Martesa mbretërore më e diskutuar e viteve të fundit po afron. Në 19 maj, princi Harry i Anglisë do të martohet me aktoren amerikane Meghan Markle.

Ata do të martohen në kështjellën e Windsor, në Londër, por në pritje të ditës së madhe, emisioni italian “Mattino Cinque” këtë të hënë, është ndalur në të kaluarën e bashkëshortes së ardhshme të princit.

Në sajë të një interviste me Gigi Perreau, aktore amerikane dhe ish- mësuese e aktrimit e Meghan, zbulohen detaje.

“Meghan ka qenë gjithmonë shumë pozitive dhe qysh në fillim spikati për talentin e saj. Ka një aftësi të veçantë për të folur dhe dëgjuar të tjerët”, u shpreh Perreau, shkruan noa.al.

Ajo e cilëson si shumë bujare dhe të dashur, madje bën me dije se nuk ka qenë një adoleshente rebele, duke u parë nga shumë bashkëmoshatarë të saj, si model frymëzimi.

“Mendoj se ishte energjia e saj ajo që bëri për vete Harryn”, shton Gigi. Ajo e mbyll rrëfimin e saj duke i uruar një martesë të bukur ish-nxënëses, ndërsa thotë “Do e shikoj në televizor, si gjithë të tjerët”. /a.y/noa.al