Transmetuar më 11-03-2018, 19:02

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nëpërmjet qytetarit dixhital se “Paratë e drogës po përdoren për fajde ndërsa grupet kriminale ushtrojnë dhunë”.

Sipas Berishës denoncuesi shkruan se narkopolicia bashkëpunon me krimin, ndërsa sipas tij ka persona që të gjendur në vështirësi kanë vrarë veten.

Denoncimi i qytetarit publikuar nga Sali Berisha:

Narkopolicia bashkepunon me krimin!

Parate e droges perdoren per fajde!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mire mbrema z berisha duhet te beni lajm por te ruhet anonimati.Forca e ligjit gjoja po godet dhe quhet se po behet nami por ligji nuk po godet krimin e grupet kriminale te fajdexhijve. Fajdexhijt ne Nikel ne Lac e Fushë Krujë kane miliona euro kesh e miliona euro prona te paluajtshme toka shtepi karburante resorante etj keta indivit japin para kesh borxh me 10% ne muaj.

Keta indivit kan grupe kriminale qe ushtrojnë presion psikologjik peng marrje dhun e rrembim pasurie.ka njerez qe kan vrare veten e jan ndare nga bashke shortja e femijet pra nje problem social I madh.Bisnezmen te fuqishem te falimentuar e te dhunuar I kan dhuruar ketyre indiviteve e grupeve kriminale pasurin e tyre.ky krim ndodh diten per diell ne zyrat noteriale e ne sy te policise.po te ecesh rruges nga kamza ne lezhe identifikohen pronat e ketyre personave e grupeve kriminale te perfituara nga fajdet. Indivitet qe disponojn keta shuma milioneshe euro i kan nga trafiku I droges prostuticionit dhe grabitja.”-/a.k/noa.al/