Transmetuar më 09-03-2018, 19:37

Mendoni se janë piktura, apo pamje të rregulluara me fotoshop? Jo, gaboheni. Në South Australia ujërat e liqeneve ofrojnë një pamje piktoreske me ngjyrat që kanë.Janë pesë liqene të tillë, që në këtë sezon ofrojnë një spektakël të vërtetë ngjyrësh, me protagoniste algat dhe atyre që njihen si bakteret e kuqe, ose halobakteret.Ngjyra e kuqe shihet më e theksuar në liqenin MacDonnell, për shkak të ujit tepër të kripur që ka, ndërsa liqeni Bumbunga ndryshon ngjyra tri herë në vit, nga i kuq, i bardhë dhe blu.Liqeni Eyre ofron të kuqen, portokallinë dhe ngjyrën e verdhë, ai Albert ruan ngjyrën e kuqe thuajse përgjatë gjithë vitit.Liqeni Hart është shumëngjyrësh dhe në të njëjtën kohë, në pjesë të tij sheh të kuqen, jeshilen, të verdhën dhe blunë. /k.k/noa.al/