Transmetuar më 09-03-2018, 17:20

Ky kek me çokollatë është aq i thjeshtë sa edhe një fillestar në kuzhinë mund ta përgatisë dhe ka një shije shumë të lehtë. Ai përgatitet shumë shpejt, është gati në vetëm 30 minuta!

Për 8-10 copa koha 30 min

Përbërësit: 225 g gjalpë i zbutur, 225 g sheqer, 200 g miell, i situr, 25 g pluhur kakao, i situr, 1 lugë çaji pluhur pjekës, 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje, 4 vezë të rrahura, 2 lugë gjelle qumësht.

Për mbushjen: 200 ml krem djathi, 2 lugë gjelle sheqer pluhur, 2 lugë gjelle kakao, pluhur kakao.

Do të duhen: 2  tava pjekëse me diametër 20 cm, të lyera me vaj dhe të shtruara me letër kuzhine.

Përgatitja: Ndiz furrën në 190 gradë C. Vendosi të gjithë përbërësit në një enë të madhe dhe përzieji deri sa të bashkohen. Ndaji mes dy tavave dhe piqi në qendër të furrës për afërsisht 20 minuta, derisa të bëhet elastik në të prekur. Lëri të ftohen për 5 minuta në teneqetë e tyre dhe pastaj ktheji përmbys mbi një skarë hekuri.

Për mbushjen, rrih lehtë kremin me sheqerin dhe pastaj shto duke e përzier me kakaon. Vendosi në mes të dy shtresave të kekut dhe sipër hidhi pluhur kakao.