Transmetuar më 05-03-2018, 16:26

Sot po ju paraqesim një recetë tepër të thjeshtë dhe të përshtatshme si për mëngjes, ashtu edhe për vaktet e tjera.

Po flasim për kekun e çdo stine, me kos dhe portokall. Një kek që mund të shoqërojë kafen tuaj të mëngjesit, por edhe të ëmbëlsojë pasditet tuaja.

Përbërësit: 2 vezë, ½ filxhan kos, ½ filxhan lëng portokalli, ½ filxhan vaj ose gjalpë, 1 filxhan sheqer, 2 filxhanë miell, 2 lugë pluhur pjekjeje, 1 lugë lëvozhgë portokalli, pak kripë, vanilje

Përgatitja: Përzieni gjalpin me sheqerin dhe vaniljen. Përzieni vezët dhe shtojini në to.

Shtoni gjithashtu lëvozhgën dhe lëngun e portokallit, kripën dhe kosin. Në fund shtoni pluhurin pjekës dhe gradualisht miellin.

Përzieni derisa të krijohet një masë homogjene. Lyeni tepsinë me gjalpë dhe miell para se të hidhni masën e kekut. Piqeni për 45 minuta.

Pasi ta nxirrni nga tepsia, lëreni të ftohet. Shërbejeni me çokollatë, ose çfarëdo tjetër të dëshironi./b.l/noa.al/