Në një kohë që tema e momentit është ecuria e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë, për arritjen e marrëveshjes për çështjet e mbetura pezull, një tjetër deklaratë vjen nga shteti fqinj.
Zëvendësministrit të Jashtëm, Jorgos Katrougalos, deklaron se “Jemi shumë afër zgjidhjes së të gjitha çështjeve me Shqipërinë”.
Deklarata e tij u bë në forumin e Delfit në Greqi, ku marrin pjesë personalitete nga e gjithë bota, për të shkëmbyer mendime për çështjet më pikante të momentit.
Ai deklaroi se Athina luan rol strategjik në rajon dhe në këtë drejtim u ndal te negociatat me Shqipërinë dhe marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sakaq në Shqipëri, Presidenti Ilir Meta nuk e ka dhënë ende plotfuqinë e tij për vijimin e negociatave.
Presidenti nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë, duke insistuar për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet.
Nga ana e tij, ai shigjeton Ministrinë e Jashtme, se nuk ka bërë transparencë për negociatat. /a.y/noa.al