Transmetuar më 01-03-2018, 14:27

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes së grupit të PD-së për sekuestrimin e 613 kg kokaine në Durrës. Basha tha para gazetarëve se kokaina e sekuestruar ka marrë garanci politike.

“Kanabisi ishte vetëm fillimi, kokaina dhe heroina janë tashmë problem për vendin. Politika është bërë njësh me krimin. Një sasi e tillë kokaine nuk mund të kalonte në Shqipëri pa garanci politike të nivelit të lartë. Vlera e kësaj droge është 180 milionë euro”, u shpreh Basha.

Më tej ai hodhi dyshime se paratë e drogës po pastrohen në fushën e ndërtimeve dhe për këtë ai përmendi direkt Bashkinë e Tiranës.

“Kanabisi ishte vetem fillimi, kokaina dhe heroina janë tashmë problem për vendin. Ku mendoni se pastrohen këto para? Në Bashkinë e Tiranës e cila ka dyfishuar lejet e ndërtimit.

Prandaj edhe hetimi dhe vemendja politike nuk mund të jete vec tek parcelat e drogës apo tek kontenieret e Kolumbisë. Por aty ku pastrohen milionat e drogës. Po shkatërrohet ekonomia se në këtë vend nuk prodhohet asgjë veç drogës”, tha Basha./b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd