Transmetuar më 28-02-2018, 19:02

Policia e Xhenovas në Itali ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, dhe u ka sekuestruar i kilogram kokainë dhe dy pistoleta.

Mësohet se njëri prej tyre nuk kishte leje qëndrimi në shtetin fqinj, dhe ka qenë i dënuar më parë për krime kundër pronës.

Ndalimi i të rinjve u bë për “faj” të tyre, pasi lëvizjet e dyshimta detyruan autoritetet që të viheshin në ndjekje të shqiptarëve.

Patrullat e policisë kishin pikasur të rinjtë duke qarkulluar shpesh në zonë mes Casaregis dhe Ruspolit, pa ndonjë arsye të veçantë.

Pas disa ditësh kërkimesh në shtëpinë e tyre u gjetën 10 mijë euro, të dyshuara si të përfituara nga trafiku i drogës.

Kërkimet gjetën edhe sasinë prej 1 kg drogë e pastër, e llojit kokainë, e ndarë në pako, si dhe armët që ishin vjedhura në Liguria.

Të dy të dyshuarit u arrestuan dhe u transferuan në burgun Marassi. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd