Transmetuar më 28-02-2018, 17:26

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

Kongoli mësohe se ka nevojë për gjak, ndaj apeli shkon për të gjithë.Në sensibilizim me rastin, ish-deputeti Fatmir Toçi, duke bërë bublik lajmin, ka kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale.

“Fatos Kongoli ndodhet në peiudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku… Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore” shkuan Toci në postimin e tij në facebook.

Shkrimtari ka bërë edhe dy ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës. /k.k/noa.al/