Transmetuar më 28-02-2018, 16:01

London Noor po rritet, djali i Ledion Liços dhe Sara Hoxhës ka nisur që të ecë.

Këtë gjë e ka treguar Sara nëpërmjet një postimi të saj në rrjetin social Instagram ku ka treguar edhe shokun e saj më të mirë, pavarësisht diferencës së tyre të moshës.

Ndoshta babai i London, Ledioni, apo ndonjë person i afërm e ka fotografuar dyshen të veshur me pantallona xhinse nga pas. Po ecin si dy shokë të ngushtë, të gatshëm të shkojnë kudo.

“Miku më i mirë i mamit”, shkruan Sara…dhe ashtu duken. Hapat e djalit janë shumë të bukura!

Vajza e themeluesit të ‘Top Media’ Sara Hoxha, dhe prezantuesi Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor të vitit 2016./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd