Transmetuar më 28-02-2018, 14:57

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot në një konferencë të posaçme për shtyp, se ekonomia sipas tij është kriminalizuar.

Duke folur për kriminalizimin e ekonomisë dhe përqendrimin e saj në pak duar, kryetari i Partisë Demokratike përmendi përfshirjen e sektorit bankar, nëpërmjet ABI Bank. 

Zoti Basha përmendi blerjen prej ABI Bank të dy bankave greke NBG dhe Alpha Bank. 

“Edhe sektori bankar është përfshirë në kriminalizim. Kemi një bankë, me pronarë offshore, që quhet ABI Bank, e cila ka blerë të paktën dy banka, Alpha Bank dhe NBG, në një periudhë kohore të shkurtër”, deklaroi Lulzim Basha.

Në një deklaratë pas konferencës për shtyp, Partia Demokratike sqaroi se “përfshirja e Alpha Bank është një lapsus i paqëllimshëm, ngatërresë me emrin e një banke tjetër greke që media ka raportuar se është në tratativa për t’u blerë nga ABI Bank”.​/a.y/noa.al