Transmetuar më 28-02-2018, 14:46

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Mësohet se i arrestuari me qëllim ekstradimi drejt Italisë, është Arjan Demiri, 31 vjeç, banues në Tiranë.

I riu përfundoi në prangat e efektivëve të policisë Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” për të cilën në shtetin fqinj, maksimumi i dënimit të mundshëm është 20 vjet burg.

Më konkretisht Gjykata e Napolit Itali ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Neni 74/1, 2 e 3 dhe Dekreti Presidentit Italian me Nr.309/90, Nenet 3 e 4, si dhe ligji Nr.146/2006, datë 20.02.1958, të legjislacionit Penal Italian. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd