
Deri para pak kohësh prezenca e babait në sallën e lindjes konsiderohej e pavend dhe jo e mirëpritur nga mjekët dhe infermierët. Ndërsa sot është e lejueshme dhe e mirëpritur edhe nga stafi mhjekësor.
Qëndrimi në sallën e lindjes duhet të jetë një vendim i përbashkët i çiftit. Prezenca e partnerit merr një kuptim vetëm në rastet kur prania e tij ka një ndikim emocional dhe ndihmues për partneren.
Megjithatë gjesti i mbajtjes se dorës gjatë lindjes, nuk është vetëm një veprim i bukur. Sipas shkencëtarëve prania e personit që doni çliron disa enzima që ul presionin e gjakut ankthit dhe ju mbron nga dhimbja.
Në studimin e universitetit të Kolorados morën pjesë 20 çifte të cilët u testuan me disa tuba me ujë të nxehtë të cilat ju lidhën tek duart. Çiftet u testuan dy herë njëherë me bashkëshortët e tyre dhe njëherë vetëm.
Në përfundim rezultoi se kur femrat qëndruan me partnerët e tyre gjatë eksperimentit e vlerësuan me 52% më pak të dhimbshëm eksperimentin në krahasim kur qëndruan vetëm. Gjithashtu pasi qëndruan pranë të dashurave të tyre arritën ta vlerësonin më mirë dhimbjen e kaluar nga femra.
Autori i studimit Dr Pavel Goldstein shprehet se në momentin e mbajtjes se duarve truri i çifteve sinkronizohet dhe dhimbja ndahet tek te dy palët. Sipas tij ndarja e momenteve të dhimbshme midis çifteve krijon një marrëdhënie më të fortë mes tyre./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





