Transmetuar më 28-02-2018, 12:18

Në vijim të debateve të forta tashmë politike, pas akuzës publike të ish kryeministrit Berisha se përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes, Artur Meçollari, në negociatat me Greqinë është spiun, del çertifikata e sigurisë që ai ka marrë nga NATO.

Ashtu si duket edhe në dokumentin, Meçollarit i është dhënë çertifikata nga NATO me daten 5.9.2016 me nje kohezgjatje deri me daten 22.4.2020.

Më herët edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ka thënë se për Artur Meçollarin, një prej negociatorëve me Greqinë ka marrë nga NATO certifikatën e sigurisë. 

“Thatë që për disa njerëz janë ngritur akuza. Po pse ky është modeli i shtetit shqiptar të shek XXI që ju i besoni më shumë Nea Demokracinë sesa shtetin tuaj?! Atëherë ja po ju them unë për Artur Meçollarin. Ja ku është çertefikata për informacionin e klasifikuar NATO Cosmic, ministrja e Mbrojtjes që ka qenë 4 vjet në detyrë e di ca është NATO Cosmic. 

Meqë kam dëgjuar disa jovertebrorë në media që  thonë ca është DSIK që ska informacione të klasifikuara se është në funksion të Edi Ramës. Po NATO në kontroll të Edi Ramës është, që i ka dhënë këtij çertifikatën e sigurisë?! NATO Cosmic është informacionq ë e kanë vetëm një rreth i ngushtë zyrtarësh. Ja certifikata e sigurisë për këtë person, e DSIK, ja dhe çertifdikata e Stoltembergut për këtë person”, u shpreh Bushati.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i opozitës. Deputeti Edi Paloka dhe se negociatat me Greqinë i është lënë në dorë spiunëve.

“Nuk ka bërë asgjë tjetër veçse është përpjekur të përdridhet sic e ka zakon jo vetëm në politikë dhe të fyejë me qëllim që të prishë këtë seancë dhe ta largojë nga vëmendje. Jemi këtu sepse i është lënë në dorë spiunëve me gjithë letrat që paraqet ky të negociojnë dhe të shesin interesat e Shqipërisë, prandaj jemi këtu”, u shpreh Paloka./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd