Transmetuar më 28-02-2018, 12:02

Mbrëmja e 17 shkurtit ishte e paharrueshme për të gjithë ata që panë nga afër koncertin e mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku e ftuara speciale ishte Rita Ora.

Por këngëtarja me famë botërore, duket se e ka shijuar maksimalisht koncertin dhe pritjen që iu bë në vendlindje.

Rita, ka rikujtuar përmes një video koncertin e saj në Kosovë, emocionet e prapaskenës e pregatitjet, duke e postuar në profilin e saj në Instagram.

Në video Rita është shprehur se ndihet krenare kur mendon se ka bërë një punë të mirë për vendin e saj.

“Kosova do të mbetet e paharrueshme, jam shumë e lumtur që performova në vendlindjen time. Faleminderit të gjithëve”. Ajo përherë shprehet e lumtur për origjinën e saj dhe kjo na bën vërtet krenarë. /b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd