




Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më të komentuar të showbizz-it shqiptar, dashuria e të cilëve ka qenë në vëmendjen e mediave tashmë prej vitesh.
Ditën e djeshme Shkëlzeni ka festuar ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë do të habiteshim nëse do të mungonte urimi i Arminës.
Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook blogger-ja ka treguar si e ka surprizuar Shkëlzenin me një ambjent të mbushur me tullumbaca, ku përbri fotos ka bërë dhe urimin e saj të veçantë për të dashurin e zemrës.
Në foto shihet edhe Shkëlzeni teksa në duar mban një dhuratë të cilën ata nuk e kanë zbuluar se për çfarë bëhet fjalë, por duket diçka e bukur nga fytyra e qeshur e djalit të ditëlindjes.
"Surpriza ime për partnerin më të mirë, dashurisë dhe shokut tim më të mirë. Shkëlzen Berisha të dua shumë", shkruan Armina./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





