Transmetuar më 28-02-2018, 09:52

Infeksionet urinare janë të përhapura gjerësisht si tek meshkujt edhe tek femrat dhe është e nevojshme që të trajtohen. Por para se të shkoni te doktori provoni këto tre kura natyrale, të cilat mund ti përgatisni në shtëpi:

-Dy lugë uthull molle hidhini në një litër ujë dhe këtë lëng pijeni gjatë gjithë ditës.

-Pritni një kokërr qepë në katër pjesë dhe vendoseni në gjysmë litri ujë, duke e lënë të ziejë për 20 minuta. Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni të pushojë për tetë orë, shkruan noa.al. Më tej pijeni gjatë ditës.

-Grini në frulator dy tufa majdanoz të përziera me dy litra ujë, shtoni edhe dy feta ananasi dhe gjysmë filxhani çaj kamomili. Përziejeni deri sa të krijohet një masë homogjene dhe pini rregullisht nga një gotë esëll. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd