Transmetuar më 27-02-2018, 19:39

Një person është gjetur i pajetë në banesë e tij. Ngjarja është zbuluar ditën e sotme, në lagjen "8 Shkurti" të qytetit të Fierit.

Policia bën me dije se kanë qenë familjarët ata që konstatuan pa shenja jete 33-vjeçarin, R.B.

Rreth orës 18:30 ata lajmëruar policinë, e cila shkoi në vendin e ngjarjes.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera, dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd