Transmetuar më 27-02-2018, 19:02

Ka shkuar në tre numri i të lënduarve, të cilët u qëlluan me armë zjarri në qytetin e Vlorës. 

Në momentin e ngjarjes, ata ndodheshin në një makinë tip “Fiat Punto”, me targa italiane, DJ 252 RCmakina vloreTë shtënat erdhën nga një tjetër automjet me ngjyrë të bardhë, ku më pas autorët janë larguar me shpejtësi.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, dhe të tjerë po punojnë për zbardhjen e saj.

Janë ngritur edhe postoblloqe për të rënë në gjurmët e autorëve. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd