
Pak ditë pasi u zbulua se kishte mashtruar disa persona, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, gjykata ka vendosur për të sekuestruar pronat e stomatologes, Olesia Duka.
Bëhet fjalë për katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në kryeqytet.
38-vjeçarja akuzohet se ka përfituar pasuri të paluajtshme në rrethana të dyshimta, dhe për asnjërën prej tyre nuk ka justifikim ligjor për burimin e të ardhurave.
Nga hetimet rezulton se ajo ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera, duke përfituar një vlerë rreth 2 milionë euro.
Hetimet kanë zbuluar se mes të mashtruarve është edhe biznesmeni Idlir Hoxha nga Durresi, të cilit stomatologia i kishte marrë shumën 900 mijë euro. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





