






Vitet e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak se akuzohet se përgjatë spektaklit "The Bill CVasby Show", ka abuzuar me disa vajza e gra, të cilat vetëm së fundmi kanë thyer heshtjen.
Por së fundmi Bill Cosby është përballur me një tragjedi në familje. Siç bëjnë të ditur mediat amerikane, vajza e tij 44 vjeçare Ensa Cosby është ndarë nga jeta.
Mësohet se ajo ishte në radhë për një transplant veshke dhe thuhet se shkak i vdekjes ka qenë rëndimi i gjendjes së saj shëndetësore.
Vitin e kaluar ajo dëshmoi në gjyqin e të atit, duke e mbrojtur atë ndaj akuzave për abuzime seksuale.
Ensa është fëmija i dytë i aktorit që ndahet nga jeta, pasi në vitin 1997, djali i tij vdiq gjatë një tentative grabitje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





