
“Gjithkush ka problemet e veta, ajo duhet të presë”. Kjo ishte përgjigja e infermieres që i dha një gruaje shtatzënë gati për të lindur.
Imazhet e kapura nga një kalimtar tregojnë momentin kur Delmi, një grua 32-vjeçare, u detyrua të lindte në mes të rrugës me ndihmën e disa të afërmve, pasi një infermiere i mohoi mundësinë e shtrimit në spital.
Sipas familjarëve dhe dëshmitarëve të rastit, nëna e re nuk u pranua në spital me argumentin absurd sepse spitali ishte plotë dhe nuk kishte vende të lira.
Fatmirësisht gruaja solli në jetë fëmijën e saj pa pësuar komplikacione dhe tashmë të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mendohet se ky incident të ketë nodhur në Chalatenango, në El Salvador. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





