Transmetuar më 27-02-2018, 13:29

Zbardhet pas një viti vrasja e një gruaje nga Fieri, e cila ka ndodhur në janar të vitit 2017.

Nga hetimet e policisë rezulton se vrasja e Vreke Velaj është bërë nga i shoqi, i cili e ka mbytur, ndërsa më tej ka fshehur ngjarjen.

Vdekja e gruas së moshuar është trajtuar si vdekje natyrale, por nga hetimet e policisë rezulton e provuar se autori i krimit është bashkëshorti i saj Namik Velaj, 75 vjeç, banues në Patos, i arrestuar ditën e sotme.

Noa.al mëson se dyshohet se i moshuari e ka mbytur të shoqen dhe më tej ka bërë gjithçka për ta sajuar si ngjarje natyrale, duke inskenuar situata të besueshme te mjeku.

Ndaj 75-vjeçarit më 23 shkurt, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Gjithashtu është marrë masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun e Qendrës Shëndetësore Patos, shtetasin I.T., si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.

Mjeku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka qenë në punë në momentin kur Namiku ka dërguar të shoqen në spital dhe kur është deklaruar vdekja e saj.

Aktualisht vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd