




Shumë femra përballen me depresionin pas lindjes dhe kjo tashmë është një fakt. Të paktën një në 10 femra përballen me këtë gjendje e cila shpesh zgjat për disa kohë. Por ky lloj depresioni nuk merr vëmendjen e duhur.
Një nënë ka vendosur të thyejë tabunë, duke postuar një foto e cila tregon qartazi përjetimet e tmerrshme që kanë nënat të cilat vuajnë nga kjo gjendje.
Tori Block nga Kalifornia ka vendosur të postojë në Instagramin e saj foto e cila tregojnë atë që ajo përjeton. Ajo gjithashtu i shoqëron këto foto me përshkrime të gjendjes mendore, duke i inkurajuar edhe femrat e tjera.
Ajo do që tu tregojë atyre se nuk janë vetëm. Kjo nismë e saj ka pasur një reagim pozitiv pasi komentet nga nënat e tjera kanë qenë të shumta, duke ndarë edhe ato të njëjtat përjetime.
“Kjo është një fotografi që me shumë gjasa nuk do të zgjasë për shumë kohë. Kjo jam unë, në kulmin e depresionit tim pas lindjes. Kam fotografuar veten në këtë gjendje vetëm për ta kujtuar më pas se çfarë kam kaluar, nëse unë do ta kaloja këtë situatë.
Duke u kthyer në këtë foto mbaj mend saktësisht dhimbjen që ndjeja, frikën në zgjimin e përditshëm, dhimbjen fizike që më rrëmbeu nga mendimet në trurin tim. Unë kurrë nuk e kisha njohur këtë, mendja ndryshonte emocionet si kjo që përmbyt çdo fibër të qenies sime, duke e bërë rrugën e saj nëpër venat e mia si një murtajë.
Kjo është ajo që duket nga depresioni pas lindjes, ose të paktën ajo që më ka ndodhur mua. Unë nuk dua të largohem nga kjo jetë, por dukej sikur ishte e vetmja mënyrë që mund të më shpëtonte mua nga dhimbja që po përjetoja”, shkruan ajo përbri fotos. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





