Transmetuar më 27-02-2018, 07:30

Moti i ftohtë ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ditëve të fundit, por mëngjesin e kësaj të marte, edhe Tirana është prekur nga flokët e dëborës.

Në të gjithë kryeqytetin reshjet e dëborës vijojnë, ndërsa në zonat më në afërsi të malit të Dajtit, ka zbardhur.

Siç mund të shihni në videon më poshtë të xhiruar në afërsi të zonës së Freskut, gjithë vendi është mbuluar nga dëbora,

Sinoptikanët parashikojnë që reshjet e dëborës do të vijojnë në Tiranë edhe përgjatë ditës së sotme dhe asaj të nesërme.

E nëse në zonat malore bardhësia është bërë e zakonshme, për kryeqytetin dëbora pritet me shumë dëshirë, si mundësi për t’u argëtuar duke lozur me të. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd