Transmetuar më 26-02-2018, 17:45

Rrjedhja e gazit, dhe më pas shpërthimi në flakë, për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedinë e radhës në një familje.

Bombola e gazit u përfshi nga flakët në banesën e Mark Shkrelit, në Kryebushat të Vaut të Dejës.

Menjëherë forcat e zjarrëfikësve në Shkodër u nisën drejt vendit të ngjarjes për të mundësuar shuarjën e zjarrit.

Për fat të mirë gjithçka përfudnoi pa shumë dëme materiale, dhe pa të lënduar në njerëz.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd