
Për të gjithë ata që kanë zgjedhur të merren me sport, si një mënyrë për të mbajtur trupin në formë dhe për të humbur kilet e tepërta, ka një lajm të mirë. Nuk do tu duhet të lodheni duke u ushtruar në palestër për një orë. Sipas një studimi të publikuar nga revista “American Journal of Physiology”, kërkuesit kanë arritur në përfundimin se
për të humbur peshë ju duhen vetëm 30 minuta ushtrim, pa humbur shumë energji në palestër.
Sipas studimit, rezulton se nëse ushtroheni por vetëm 30 minuta në ditë, duke bërë joga në biçikletë dhe duke pedaluar, ju do të humbisni tre kg e gjysmë për tre muaj.
Po ashtu, studimi ka arritur në përfundimin se nëse për të njëjtën periudhë ushtroheni në palestër për një orë me ushtrime të forta fizike, atëherë ju do të humbi vetëm dy kilogramë më pak.
Tashmë e dimë që dieta nuk mjafton për të humbur në peshë nëse nuk shoqërohet me aktivitet fizik. Por koha e impenjimit varion. Në studimin e tyre, kërkuesit ndoqën 60 burra danezë mbipeshë por me dëshirën për tu rikthyer në formë të mirë fizike.
Njëri grup bëri stërvitje për një orë në ditë dhe gjatë gjithës kohës atyre u monitoroheshin rrahjet e zemrës dhe kaloritë, ndërsa grupi i dytë u ushtrua për 30 minuta. Falë këtij studimi, kërkuesit arritën në përfundimin se 30 minuta janë të mjaftueshme për të nisur rënien në peshë tek personat obezë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





