
I ftohti dhe era janë dy agjentë të jashtëm të cilët e dëmtojnë shumë lëkurën. Dimri është periudha më delikate e vitit për lëkurën, ndaj për këtë është e nevojshme që të jeni të kujdesshëm dhe të siguroheni, që t’i dedikoheni me kura të nevojshme. Për të evituar skuqjet apo problemet e tjera është mirë që të ndiqni disa rregulla të përditshme për t’i ardhur në ndihmë lëkurës tuaj. Para se të ngatërroni rrugën, lexoni këto këshilla për të zbuluar disa zgjidhje dhe receta shtëpiake.
Për duart e plasaritura: Vaj kokosi
Shishja jote e besuar me vaj kokosi është zbutësi ideal në gjithë shtëpinë tënde. Në mbrëmje, përhape me shumicë mbi duar, edhe në thonj dhe kutikula, pastaj vish ca dorashka pambuku dhe fli gjumë.
Për fytyrë të plasaritur: Një maskë me të bardhën e vezës
Një ide tjetër për të shmangur tharjen e lëkurës në dimër: vendos një omeletë mbi fytyrë. Sigurisht, jo tamam. Ajo që duhet të bësh është të rrahësh një të bardhë veze dhe ta lësh të thahet mbi fytyrë 30 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët. Si vepron: kolagjeni dhe proteinat e vezës krijojnë një barrierë të përkohshme që mbron ndaj erërave të ashpra të dimrit. Thjesht provoje në një zonë të vogël më parë, për të shmangur ndonjë reaksion ndaj vezës.
Për lëkurën e prirur për akne: maskë me qumësht dhe mjaltë
Lëkurat me akne dhe puçrra nuk janë shumë me fat kur vjen puna te kujdesi për lëkurën. Ke nevojë për zbutje, por nuk të duhet më shumë vaj. Për të zbutur ashpërsimet e lëkurës në dimër duke luftuar edhe bakteret njëkohësisht: përziej 6 lugë qumësht dhe 2 lugë mjalti dhe aplikoje maskën në zonat më problematike të fytyrës. Lëre 20 minuta dhe pastaj shpëlaje me kujdes, përsëri, me ujë të vakët.
Për lëkurat e bardha të fytyrës: një scrub me sheqer
Pavarësisht llojit të lëkurës, scrub-i duhet të jetë pjesë e rutinës së rregullt. Largo qelizat pa jetë që i japin lëkurës një pamje pa shkëlqim, duke përzier sasi të njëjta sheqeri, kripe dhe vaj kokosi, me pak pika vaj livandoje me efekt zbutës. Delikat mjaftueshëm për fytyrën dhe gushën dhe, njëkohësisht, efektiv për çdo pjesë tjetër të trupit./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





