Transmetuar më 26-02-2018, 12:59

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend citoi një raport ndërkombëtar sipas të cilit policia e shtetit është e përfshirë në kultivimin e drogës. Berisha tha se niveli i sigurisë është shumë i ulët, duke bërë që investitorët më të mëdhenj të huaj të largohen.

“Niveli i sigurisë thotë raporti mbetet i ulët. Kjo dihet prandaj nuk ka investime. 4 vite nuk ka ardhur një investitor i huaj në Shqipëri. Katër vite u larguan investitorët më seriozë. Edhe dy të fundit që kanë mbetur po përgatisin valixhet për të ikur. Iku Hoktiv dhe aeroporti iu dha bandave dhe bandat dalin në pistë dhe vjedhin para në llogari të qeveritarëve”, u shpreh Berisha.

Më tej Berisha ka folur edhe për projektligjin e vetingut në polici, të cilin e ka konsideruar si hipokrizinë më të madhe që i është paraqitur parlamentit.

“Ne, mbështesim përpjekjet për transparencë në çdo institucion e qelizë të shoqërisë sonë, por këtu sillet një ligj që përbën hipokrizinë më të madhe të ardhur ndonjëhërë në këtë parlament.

Vetingu sot është jetik për organet e këtij shteti, se është transparenca, por ai është iluzion. Ku të lënë 12 milionë euro kanabis mbysin çdo lloj vetingu. Të kërkosh veting mbi rojet e Edi Ramës kur e tërë vila e tij është korrupsion…Të kërkoj veting për policët tek pallati i së shoqes…", tha Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Më pas ish- kryeministri Berisha u detyrua ta ndërpresë fjalën pasi Nënkryetarja e Kuvendit i hoqi mikrofonin me aryetimin se i mbaroi koha. Nga foltoja Berisha iu drejtua pa mikrofon deputetëve para se të largohej: "Po Edi Rama rri gjithë ditën me kriminelë, e kanë bërë zyrën e tij si zyrën e tyre”./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd