
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku duke shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e prokurorisë për të bashkëpunuar plotësisht me palën italiane veçanërisht në hetimet e çështjeve me ndjeshmëri të lartë në Shqipëri ka kërkuar prej fqinjit përgjigje të shpejta për letër porositë në kuadër të hetimeve.
Deklaraten Marku e ka bërë sot gjatë takimit që pati me Prokurorin Kombëtar të Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho.
Gjatë takimit kryeprokurorja theksoi se një numër çështjesh kanë karakterin hetimor në të dy vendet, në Itali dhe në Shqipëri, pavarësisht se jo me grupe të përbashkët.
“Ne e dimë që na pret një punë e madhe. Ka studime për grupet e krimit të organizuar në Shqipëri dhe punohet në vazhdimësi për të kuptuar formën, strukturimin, nivelin dhe shkallën e organizimit”, u shpreh Marku.
Bashkëbiseduesit vërejtën gjithashtu domosdoshmërinë e hetimeve sa më të thella për të zbuluar origjinën e parave që përdoren nga grupet kriminale.
Nga ana e tij Federico Cafiero De Raho tha: "se krimi nuk përdor më armët, por paranë duke u shtyrë në lidhje me ndërmjetës në shumë fusha të shoqërisë".
“Italisë i janë dashur dhjetëravjet për të zbuluar funksionimin e grupeve mafioze, siç ka qenë rasti i organizatës mafioze “Ndragheta”, shtoi z.De Raho./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





