Transmetuar më 26-02-2018, 12:06

Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Nereida Gallardo, ka zbuluar disa detaje pikante nga lidhja e saj e dikurshme me “yllin” e Realit të Madridit. 

Në një intervistë për “Vanity Fair” ajo ka zbuluar të fshehta sesi është ylli i Real Madrid në shtrat. Gallardo është shprehur se fëmija i parë i CR7 nuk ka lindur nga një nënë zëvëndësuese por ka ardhur për shkak të pakujdesisë së tij.

"Ai nuk pëlqen të përdorë prezervativë, prandaj nuk mendoj se fëmija i tij i parë është rezultat i një nëne surrogate, por fryt i pakujdesisë me një kamariere. Në shtrat e konsideronte veten Zot, por pasi e bënte një herë e zinte gjumi", shprehet ajo.

Ndërsa pyetjes nëse Cristiano është gay, ajo iu është përgjigjur: "A është ai homoseksual? Kur ishte me mua jo, unë mund ta siguroj këtë."

Cristiano Ronaldo është baba i 4 fëmijëve dhe është në një marrëdhënie me modelen Georgina Rodriguez./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd