
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Samiti i Londrës që BE të jetë më bujare sa i takon Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se BE duhet të jetë më inkurajuese për procesin e integrimit.
“Do të theksoja se është thelbësore që ky proces të jetë përcjellë me atë që po ndodh në nivel të BE, pra Serbia dhe Mali i Zi janë duke avancuar në rrugën me BE, por mendoj se është koha për Shqipërinë dhe Maqedoninë të fillojnë negociatat”, shprehet Rama.
Më tej ai deklaron se nuk e kupton këtë mos dëshirë të disa kryeqyteteve për këtë hap. “Ne nuk duam që të bëhemi sot apo nesër anëtarë të BE, por duam të jemi në një rrugë me të tjerat. Kur vjen puna tek paraja BE është skeptike. Brukseli duhet të jetë më inkurajues. Shqipëria ka bërë një përpjeke të madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë”, shton Rama.
Kreu i qeverisë në fund ka bërë një apel ku shprehet se “miqtë tanë të dashur Komision dhe BE është se nëse nuk kini më shumë para për ne kjo është OK, megjithatë bëhuni më bujar për ne me gjërat që nuk ju kushtojnë asgjë. Kjo është me e rëndësishme për një Europë më të konsoliduar”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





