




Prezantuesja Ornela Bregu ka përjetuar disa momente nostalgjie duke kujtuar familjen e saj përpara 23 vitesh.
Largësia, me sa duket, e bën edhe atë pak më nostalgjike se pjesa tjetër e familjes. Megjithëse sapo gjejnë rastin të kalojnë kohë me njëra-tjetrën, Majlinda, Ornela dhe Rovena nuk mendohen gjatë për t’u bashkuar, sërish jeta në distancë i bën të pashmangshme momente si këto.
Në një fotografi që ajo ka publikuar në “Instagram” duket familja Bregu e plotë, dy prindërit, Ornela, Majlinda dhe motra tjetër e tyre.
Majlinda ka patur pothuajse të njëjtat tipare, por surpriza ngelet Ornela, me flokë të shkurtër dhe shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim ne.
“Gusht 95! Kur rriteshim në sytë e prindërve dhe flinim afër njëra-tjetrës. Familja është aty ku jeta fillon dhe dashuria kurrë s’mbaron”, shkruan Ornela në këtë foto pa e fshehur mallin dhe nostalgjinë për kohët e vjetra.
Si muaj gusht, nuk është e habitshme ngjyra e bronztë e Majlinda Bregut dhe e Rovenës, motrës tjetër. As buzëqeshja e më të voglës, Ornelës, që është po njëlloj si sot, nuk është çudi. Mes komenteve, ka që i shkruajnë se nuk ka ndryshuar dhe kjo është e dukshme. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





