Transmetuar më 26-02-2018, 10:53

Amendimet e bëra në Kodin e Sjelljes së Deputetëve, sjellin disiplinim të rreptë të tyre. Më konkretisht në nenin 7 të tij, përcaktohen elementë që nuk do i lejohen një deputeti në sallën e parlamentit.

Ndalohet që deputeti të shkojë i dehur në Kuvend, apo të ndjekë modën në mënyrë të tepruar.

Po ashtu nuk duhet të bëjë veprime apo gjestikulacione përçmuese dhe ofenduese ndaj kolegëve.

Neni 7

Deputeti nuk duhet të:

a) Marrë pjesë në punimet e Kuvendit në gjendje të dehur

b) Ndjekë modën në mënyrë të tepruar

c) Kryejë veprime ose gjestikulacione joparlamentare, përçmuese dhe ofenduese ndaj kolegëve/ kolegeve dhe të ftuarve që ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut për deputetin. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd