Transmetuar më 26-02-2018, 09:09












Fakti që shqiptarët janë të bukur, tashmë po konfirmohet në vijim. Lajmi më i fundit vjen nga Zvicra, ku një 23-vjeçar nga Kosova, është zgjedhur Mister.
Mbrëmjen e së dielës, Lirim Ramosaj nga Carrabregu i Deçanit është shpallur si më i bukuri i Zvicrës në pjesën e Romandisë.
Më konkretisht ai është zgjedhur djali më i bukur i zonës frëngjisht-folëse të Zvicrës perëndimore.
I riu nga Kosova është marrë edhe më herët me modelim, ku bien në sy tiparet e tij të forta dhe sytë e akullt. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





