Transmetuar më 26-02-2018, 08:19









Juan Pedro Franco, njeriu më i shëndoshë në botë sipas World Guinness Record 2017, duket i vendosur për të humbur këtë vlerësim.
33-vjeçari meksikan ka arritur të dobësohet plotë 250 kilogramë, në sajë të një ndërhyrje të dyfishtë kirurgjikale për ngushtim stomaku dhe tashmë ëndërron që të ecë sërish.
Juan Pedro peshonte para ndërhyrjes 595 kilogramë. Por pavarësisht humbjes së peshës, ai vijon të mos ngrihet dot nga shtrati i vetëm.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Meksika është lider botëror sa i takon obezitetit, ku 35% e adoleshentëve janë mbipeshë dhe obezë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





